Inter është duke monitoruar situatën e Jesse Lingardit te Manchester United, pasi anglezi vazhdon të shkëlqejë huazim te West Ham.
Lingard u huazua te “Çekanët” gjatë verës dhe sipas ESPN, Inter është një ndër skuadrat që konsideron ta transferojë anglezin.
PSG dhe Real Madrid gjithashtu janë duke vëzhguar formën e mrekullueshme të Lingard.
Që nga janari 28-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe kontribuar me katër asistime në nëntë ndeshje në Premierligë.
Lingard do vendos vetë për të ardhmen, por thuhet se preferon të luajë në Ligën e Kampionëve.
West Ham momentalisht renditët në pozitën e katërt në tabelë dhe kontrata e Lingard me “Djajtë e Kuq” skadon në qershorin e vitit 2022.