Policia gjermane e ka nisur një hetim ndaj talentit të Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko, nën dyshimin se ai e kishte ngujuar në banesën e vet ish të dashurën.
Sulmuesi 16-vjeçar, i cili e humbi pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit, ishte fjalosur ashpër me të dashurën dhe si pasojë e kishte ngujuar në banesë para se të largohej për t’u stërvitur.
Tashmë ish e dashura e tij e kishte thirrur policinë për ta nxjerrë nga banesa e Moukokos.
Policia gjermane nuk ka ngritur kallëzim ndaj sulmuesit të Dortmundit, por e ka nisur një hetim ndaj incidentit.
Dortmundi e ka një ndërtesë banimi për lojtarët e akademisë, por Moukoko i kishte marrë leje klubit dhe prindërve për të jetuar i vetëm, sipas Bild.
Këtë sezon, Moukoko u bë lojtari më i ri në historinë e klubit që debuton në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.