Fiorentina po përjeton një nga sezonet më të vështira të historisë e saj të fundit. Klubi vjollcë ka grumbulluar 30 pikë në 30 ndeshje dhe ndjen rrezikun e rënies nga Seria A.
Tetë pikë përpara Cagliarit të vendit të 18-të nuk është një diferencë që jep qetësi absolute, aq më tepër që në tetë ndeshjet e fundit skuadra toskane ka marrë vetëm një fitore. Gjithsesi, në këtë situatë stresuese, te Fiorentina kanë edhe për çfarë të gëzohen, sikurse është shpërthimi i Dusan Vlahovic.
Talenti serb, pas një fillimi të vështirë të sezonit, me vetëm një gol të shënuar në 10 ndeshjet e para në kampionat, nga mesi i dhjetorit e në vazhdim po rezulton një nga sulmuesit me efektivë në elitën e futbollit Italian.
Nga Fiorentina-Sassuolo 16 dhjetorin e kaluar, te Fiorentina-Atalanta më 11 prill, 14 gola në 19 ndeshje, për një total prej 15 golash sezonalë në Serinë A.
Vlahovic u katapultua në renditjen e golashënuesve të Serisë A duke u bashkuar me Insignen, Lautaro Martinezin dhe Ibrahimovicin.
Me dygolëshin e realizuar kundër Atalantës parakaloi Ciro Immobilen, fituesin në fuqi të “Këpucës së Artë” të Europës. Shifra mbresëlënëse për një djalë që ka fituar një vend në një klubin e futbollistëve të ditëlindjes 2000, që kanë mundur të realizojnë mbi 20 gola në karrierë në një nga 5 ligat më të forta në Europë.