Cilësohet si “Neymari i ri”, Manchester Utd siguron talentin e së ardhmes
Mançester Siti është afër të mbylljes së marrëveshjes me një ndër talentet më të mëdha në futbollin brazilian, i cili quhet Kaiki.
Kaiki është vetëm 17 vjeç dhe me shumë mundësi do të bashkohet me skuadrën e Sitit në verën e vitit 2022.
Aktualisht sulmuesi i ri luan për skuadrën e Flumineses në Serinë A braziliane dhe shumë ekipe evropiane ishin vënë pas tij, por ka qenë Siti, ekipi që ka kënaqur më shumë brazilianët me ofertën e tyre.
Kaiki cilësohet si “Neymari i ri” në Brazil dhe aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme.