Muriqi kritikohet për paraqitjen e tij nga Veronës: “Nuk arriti të kontrollonte topin”
Vedat Muriqi vazhdon të kritikohet për paraqitjet e tij në Serie A me fanellën e Lazios, shkruan Insporti.
Reprezentuesi i Kosovës zhvilloi 22 minuta nga banka rezervë në fitoren e madhe të Lazios ndaj Hellas Veronës.
Muriqi luajti vetëm nga minuta e 68-të duke e zëvendësuar Caicedon.
Sipas Jerry Mancinit, paraqitja e Muriqit ishte e dobët në këtë ndeshje.
“Gjëja e vetme negative në fitoren e Lazios ndaj Hellas Verona ishte Vedat Muriqi. Ai nuk arrinte ta kontrollonte topin. Ashtu siç kanë thënë Itafootpod, Muriqi është nënshkrimi më skandaloz i sezonit”, ka shkruar Mancini.