Në sezonin e tij të dytë në ligën e parë turke, Gentian Selmani po vazhdon të spikasë.
Ish-portieri i Laçit i cili në merkaton e dimrit la Menemenspor për t’u transferuar te Boluspor është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 29-të në ligën e parë turke falë pritjeve të shkëlqyera që bëri në sfidën mes Altay dhe Boluspor duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte.
Që ndeshja përfundoi 0-1 në favor të Boluspor meritat shkojnë pikërisht për Selmanin që shpëtoi 3 apo 4 gola të sigurt përballë Altay që lufton për ngjitjen direkte në Superligën turke.
Gjatë javës së 29-të në ligën e parë turke spikati edhe Eduard Rroca që shënoi golin e fitores për Instabulspor në sfidën ndaj Tuzlaspor por në 11-shen më të mirë të javës është përfshirë vetëm Gentian Selmani.