Anëtari i stafit të kombëtares së Italisë, Daniele De Rossi u lirua nga Spitali sot dhe do të vazhdojë shërimin në shtëpi.
Ky është një lajm i mirë për ish-kapitenin e Romës, i cili u shtrua në spital që nga 9 prilli për shkak të koronavirusit.
De Rossi do të vazhdojë periudhën e rehabilitimit në shtëpi, pasi tashmë është liruar nga spitali.
Gazeta Dello Sport raporton De Rossi falënderoi mjekët dhe infermierët kur u largua nga instituti.