Sfida e së hënës në mbrëmje mes Hoffenheim dhe Bayer Leverkusen, e mbyllur 0-0, mund të mbahet mend si ndeshja e fundit e luajtur të hënën në mbrëmje në historinë e Bundesliga-s.
Në fakt, kategoria kryesore e futbollit gjerman do t’i eliminojë ndeshjet e së hënës nga kalendari, të paktën deri në 2025-ën.
Anulimi ishte vendosur në 2018-ën, pasi protestat e grupeve të ndryshëm të tifozëve për fshirjen e ndeshjeve të hënave në mbrëmje kanë bindur klubet e B undesliga-s që të vendosnin unanimisht për të hequr nga kalendari ndeshjet e së hënës.
DFL ka konfirmuar në atë kohë se ndeshjet e së hënës do të eliminoheshin në kontratën e re për të drejtat televizive, që do të nisë nga sezoni 2021/22 dhe do të përfundojë në sezonin 2024/25.
Vendimi për të luajtur një ndeshje të hënën në mbrëmje nuk është pëlqyer nga tifozët, me episodin më të bujshëm që është verifikuar gjatë ndeshjes Leipzig-Frankfurt të dy sezoneve më parë, kur tifozët janë futur në fushë në fillimin e ndeshjes dhe pjesa e dytë ka filluar me vonesë për shkak të hedhjes në fushë të topave të tenisit.