Paris Saint Germain sot pret në shtëpi Bayern Munich për ndeshjen kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u luajt në Allianz Arena dhe përfudoi me rezultat 2-3 për skudrën e Pochetinos.
Tek skuadra e PSG’së, tre lojtarë rrezikojnë suspendimin për gjysmëfinalen e parë në rast të ndëshkimit.
Nëse Neymar, Verratti dhe Gueye marrin një karton të verdhë sonte, ata do të mungojnë për gjysmëfinalen e parë të mundshme të Liga e Kampioneve, nëse klubi i tyre kalon tutje.