Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur për zhvillmet e fundit në skuadrën e “Dardanëve” pas takimeve të muajit mars.
Challandes, i ftuar në emisionin Rubikon, foli për disa çështje të ngritura së fundmi pas humbjeve të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Ai deklaroi se futbollisti i Spanjës, Dani Olmo, kishte thënë se përgatitja për Kosovën ishte shumë më intensive se ndaj Gjermanisë, kombëtare të cilën e kishin mposhtur 6:0 vetëm katër muaj më parë në Sevilla.
““Ne kemi folur me një lojtar të Spanjës, Olmo. Ai njihte një lojtar tonin, Lirim Kastratin. Ai tha: Ne po luajmë sot kundër Brazilit.
Trajneri (Luis Enrique) ka folur një orë për Kosovën, ka treguar video, duke thënë se është ekip i rrezikshëm.
Ai tregoi që në fitoren 6:0 ndaj Gjermanisë, ai kishte folur vetëm 10 minuta”.