Mesut Ozil është bashkuar me aktoren amerikane Eva Longoria dhe modelen Kate Upton për të investuar në klubin e futbollit meksikan Necaxa.
Sportico tha se ish-futbollisti i Arsenalit, tani në klubin turk Fenerbahce, ylli i Hollywood Eva Longoria – me rrënjë meksikane dhe investitorët e pasurive të patundshme Al Tylis dhe Sam Porter, ishin të përfshirë në blerjen e aksioneve.
Në një deklaratë, Necaxa tha se grupi thjesht po investonte në klub dhe nuk do të kishte ndryshim të pronësisë.Necaxa pranoi se ishte arritur një marrëveshje në parim me një grup investitorësh, megjithëse marrëveshja ende nuk është ratifikuar nga pronësia dhe federata meksikane e futbollit.
‘Kjo marrëveshje do të forcojë klubin tonë dhe do ta çojë atë në nivelin më të lartë’, shkruhej në komunikatën e klubit.Necaxa ka fituar kampionatin e ligës tri herë në historinë e tyre.
Ata fituan Ligën e Kampionëve CONCACAF 1999, e cila u lejoi atyre të luanin në Kupësn e Botës për Klube organizuar nga FIFA në Brazil. Skuadra renditet në fundin e renditjes me 10 pikë në 14 javë të zhvilluara.