Liga e Kampionëve do të vendosë mbrëmjen e sotme edhe dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste. Liverpool pasi u mposht në takimin e parë ndaj Real Madrid me rezultatin 3-1, do të kërkojë përmbysjen.
Edhe pse përballë një ekipi ekspert në Europë si madrilenët nuk do të jetë e lehtë.
Ndërkohë, galaktikët do të vuajnë mungesën e dyshes titullare në mbrojtje Varane-Ramos. Nga ana tjetër, edhe Dortmund do të provojë misionin përmbysje.
Gjermanët presin në shtëpi Manchester Cityn, teksa në takimin e parë në Angli, humbën vetëm në minutat e fundit me rezultatin 2-1. Pritet një luftë e fortë sportive, teksa Haland nga njëra anë dhe yjet e Guardiolës në krahun tjetër janë të etur për gjysmëfinalen.