Endri Çekiçi vazhdon të tregoj një formë shumë të mirë në elitën e kampionatit turk, aty ku aktivizohet për skuadrën e Ankaraguçu.
Pogradecari ka qenë protagonist me skuadrën e tij në fundjavën që lamë pas, teksa ndonëse nuk shënoi apo tha asist, ishte ndër më të mirët në fushë, për organizimin e lojës.
Pikërisht për këtë arsye, 24-vjeçari ka marrë një vlerësim të rëndësishëm së fundmi, teksa është përzgjedhur në formacionin e javës, në krahë të futbollistëve të tjerë që gjithashtu ishin protagonistë në fundjavë me skuadrat e tyre.
Kujtojmë se Çekiçi u transferua te Ankaraguçu në fillim të këtij sezoni teksa duket se është përshtatur shumë mirë me këtë skuadër, dhe tashmë prej kohësh pret një ftesë nga Kombëtarja shqiptare.