Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, me një president të palodhshëm Pal Dreshaj, kurrë nuk kanë qenë më afër që të futen në histori, kualifikimit në finalen e madhe të Kupës së Malit të Zi në futboll.
Sot është hedhur shorti për Kupën e Malit të Zi dhe Deçiq pak a shumë është me fat, për faktin se do të ndeshen me Iskrën nga Danillovgradi.
Deçiq është si skuadër më e mirë se Iskra, por në ndeshjet e Kupës si gjithmonë befasitë janë të pashmangshme.
Zeta takohet me Buduçnostin dhe Iskra me Deçiqin.
Ndeshjet e para luhen me 21 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 5 maj.
Finalja e Kupës së Malit të Zi luhet më 1 qershor.