Shkëndija nga Tetova ka shënuar edhe një fitore dhe është çështje kohe kur edhe praktikisht do të shpallet kampion i Maqedonisë së Veriut.
Skuadra kuqezi si vendas triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Akademia Pandev, në kuadër të javës së 27-të.
Sulmuesi më i mirë në Maqedoni, Besart Ibraimi, realizoi në minutën e 52-të, që është edhe goli i katërt i tij në katër ndeshje rresht.
Mysafirët nga minuta e 54-të mbeten me një futbollist me pak në fushë, që ishte një kapital i madh për tetovarët.
Shkëndija kryeson me 62 pikë, ka 113 më shumë se Shkupi dhe Akademia Pandev renditet në pozitën e 8-të me 31 pikë.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Shkëndija - A. Pandev 1:0
Vardari - Renova 1:1
Struga TL - Rabotniçki 1:1
Shkupi - Bellasica 0:1
Makedoni GP - Boreci 2:1
Pelisteri - Sileksi 3:2
Tabela
1. Shkëndija 27 18 8 1 53:16 62
2. Shkupi 27 14 7 6 37:23 49
3. Makedonija GP 27 14 5 8 41:34 47
4. Struga Trim & Lum 27 10 11 6 29:22 41
5. Rabotniçki 27 9 13 5 33:27 40
6. Pelisteri 27 9 8 10 28:31 35
7. Boreci 27 9 6 12 25:28 33
8. Akademija Pandev 27 9 4 14 20:28 31
9. Sileksi 27 8 5 14 40:35 29
10. Renova 27 6 10 11 29:39 28
11. Vardari 27 6 10 11 30:49 28
12. Bellasica 27 4 5 18 21:54 17
Në javën e ardhshme do të takohen: A. Pandev - Vardari, Bellasica - Shkëndija, Boreci - Shkupi, Rabotniçki - Makedonija GP, Renova - Sileksi dhe Struga TL - Pelisteri.