Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum si vendas nuk arriti më shumë se një barazim, duke luajtur baras (1:1) me Rabotniçkin e Shkupit.
Milenkovski në minutën e 33-të kaloi në epërsi struganët, ndërsa mysafirët barazuan me golin e Stankovskit (58’).
Për struganët është një rezultat i keq, për faktin se ngecin nga vendi i tretë por janë në presion edhe të Rabotniçkit.
“Arbitri na dëmton rëndë edhe ne këtë rast. Penalltia ishte më së e qartë dhe e pastër si loti!!!”, - ankohen struganët.
Struga Trim & Lum renditet në vend të katërt me 41 pikë dhe Rabotniçki gjendet një pozitë më poshtë me 40 sosh pas 27 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Shkëndija - A. Pandev 1:0
Vardari - Renova 1:1
Struga TL - Rabotniçki 1:1
Shkupi - Bellasica 0:1
Makedoni GP - Boreci 2:1
Pelisteri - Sileksi 3:2
Tabela
1. Shkëndija 27 18 8 1 53:16 62
2. Shkupi 27 14 7 6 37:23 49
3. Makedonija GP 27 14 5 8 41:34 47
4. Struga Trim & Lum 27 10 11 6 29:22 41
5. Rabotniçki 27 9 13 5 33:27 40
6. Pelisteri 27 9 8 10 28:31 35
7. Boreci 27 9 6 12 25:28 33
8. Akademija Pandev 27 9 4 14 20:28 31
9. Sileksi 27 8 5 14 40:35 29
10. Renova 27 6 10 11 29:39 28
11. Vardari 27 6 10 11 30:49 28
12. Bellasica 27 4 5 18 21:54 17
Në javën e ardhshme do të takohen: A. Pandev - Vardari, Bellasica - Shkëndija, Boreci - Shkupi, Rabotniçki - Makedonija GP, Renova - Sileksi dhe Struga TL - Pelisteri.