Milan përgatit ofensivën për sezonin e ardhshëm në merkato.
Sipas asaj që raporton “MilanNews.it”, është parashikuar një takim midis drejtuesve kuqezi dhe agjentit të talentit të Dortmundit U-17, Vasco Walz.
Agjenti, Hektor Peris gjatë orëve të ardhshme do të zbarkojë në Milano për të arritur akordin përfundimtar për kalimin e mesfushorit 16-vjeçar gjerman nga skuadra e Borusias së Dortmundit tek kuqezinjtë e Milanit, transmeton Panorama.
Për Milanin do të ishte një blerje e perspektivës duke parë talentin dhe moshën e tij të re.