Drita U-19 nga Gjilani, me kryetrajnerin Genc Sermaxhaj, nuk kanë të ndalur në Superligën e Kosovës U-19 në futboll.
Djelmoshat e rinj nga Gjilani shënuan fitore domethënëse me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës U-19, janë në garë të ashpër për titullin e kampionit.
“Fitore e merituar ndaj Prishtinës me rezultat minimal. Gjithashtu shpërdoruam shumë mundësi tjera shënimi.
Golashënues: Eldonit Shaqiri.
Lojën pasuese e luajmë në Prizren ndaj Lirisë”, njofton FC Drita U-19.