Ylli i Manchester United drejt largimit këtë verë!
Mbrojtësi Eric Bailly ka vendosur të mos nënshkruajë kontratën e re me Manchester Unitedin dhe është i përgatitur të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi me prejardhje nga Bregu i Fildishtë është duke kaluar sezonin e pestë në “Old Trafford” dhe ka edhe një vit të mbetur në kontratë.
Bailly ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje si titullar në Premierligë, sidoqoftë, sipas Daily Mail, lojtari është i gatshëm të largohet gjatë kësaj vere.