I zhgënjyer trajneri i Teutës Edi Martini për elimininim nga Kupa e Shqipërisë, me trajnerin shkodran të durrsakëve që akuzoi edhe gjyqtarin Enea Jorgji që sipas tij ndikoi në rezultat. Në Gol pas Goli Edi Martini e analizoi kështu sfidën.
“U dënuam që në fillim, nga një penallti, e cila për mendimin tim, ishte e njëjtë me atë që kemi pësuar vjet në Shkodër nga i njëjti arbitër. Ishim shumë nervozë dhe kjo mendojnë se ishte arsyeja e kësaj humbje.
Shpreson që ndeshjen tjetër në kampionat të mos kemi Jorgjin arbitër dhe të mos jemi nevrikë siç ishim sot”.
“Do e shikojmë ndeshjen me qetësi. Çdo ndeshje që kemi bërë keq, na ka dhënë një mësim të mirë. Tani duhet të shikojmë përpara. Në pjesën e dytë filluam të luanim 2-4-4, pasi mbrojtësit e krahëve i kemi të mirë në sulm.
Kur humb qetësia mendoj se humb edhe qartësia përpara portës. Ishte nervozizëm pas penalltisë në fillim dhe kartonëve të verdhë. Bërryli karshi Krasniqit ishte më i egër se sa penalltia që iu dha Skënderbeut”, tha Martini.