Uefa e ka sanksionuar Yllin e Kuq të Beogradit.
Është sanksionuar me dy ndeshje prapa dyerve të mbyllura në turnetë evropiane (e dyta me plotësimin e një kushti) për shkeljet raciste dhe fyerjet ndaj sulmuesit të Milanit Zlatan Ibrahimovic që u shfaq në mediat sociale shkurtin e kaluar pas ndeshjes së Beogradit kundër Milanit (2 -2), e vlefshme për raundin e 32 të Europa League.
Siç raportohet nga mediat serbe, Ylli i Kuq do të duhet të luajë ndeshjen e parë të rradhës në nivelin Evropian duke promovuar parullën “NoToRacism” me logon e Uefa-së.
Në të njëjtën kohë, ekipi i Beogradit u gjobit me 25,000 euro për shkeljen e protokollit të sigurisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.