Azdren Llullaku po kalon një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren e skuadrës së tij.
Ish-sulmuesi i Kombëtares, ka shënuar golin e tretë në fitoren e Konkordias në ligën e dytë në Rumani.
Skuadra e shqiptarit fitoi 3:1 ndaj Aerostarit, teksa Llullaku shënoi golin e tretë në minutën e 63’, duke vulosur rezultatin në 3:1, i cili nuk ndryshoi deri në fund.
Ky është goli i dytë sezonal për Lullakun. Kujtojmë se në merkaton e janarit 33-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Vllaznia, por në fund marrëveshja nuk u arrit.