Slavia Prague dhe Arsenali zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale në Ligën e Evropës.
Ende gjithçka është e hapur, pasi që ndeshja e parë e zhvilluar në “Emirates Stadium” përfundoi baras, 1-1.
“Topçinjtë” do të kërkojnë sonte fitore për të vazhduar kështu rrugëtimin e tyre në këtë garë, teksa skuadra çeke luan për të shkaktuar befasinë e radhës.
David Luiz e Kirean Tierney janë futbollistët që mungojnë sonte te skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, kurse Pierre-Emerick Aubameyang e Martin Odegaard janë në dyshim.
Formacionet e mundshme:
Slavia Prague: Kolar; Bah, Holes, Zima, Boril; Hromada, Provod, Stanciu; Dorley, Sima, Olayinka.
Arsenal: Leno; Chambers, Holding, Gabriel, Cedric; Xhaka, Partey; Pepe, Ceballos, Martinelli; Lacazette.
Ndeshja Slavia Prague – Arsenal zhvillohet nga ora 21:00 në Sinobo Stadium.