Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit, Luka Toni, e ka kritikuar Cristiano Ronaldo për qëndrimin dhe sjelljen e tij karshi bashkëlojtarëve në ndeshjet e fundit.
Toni, i cili ka luajtur edhe për klube të tjera si Palermo, Fiorentina, Roma, Genoa dhe Hellas Verona, foli për gazetën italiane “Tuttosport” për sjelljen sulmuesit portugez.
Ronaldo ishte tepër i zhgënjyer pas fitores së Juventusit 3:1 kundër Genoas në fundjavë, pasi dështoi të shënojë gol vet.
Ai u largua i vetëm nga fusha dhe e shfryu zemërimin në zhveshtore, ku raportohet ta ketë grushtuar murin, para se të largohej nga stadiumi i pari.
“Ai është shumë i rëndësishëm për Juventusin. Ai është golashënuesi më i mirë, ka shënuar shumë gola. Por unë nuk jam i kënaqur me qëndrimin e tij ndaj bashkëlojtarëve. Më bëri të mendoj për kohën kur luaja uën”, tha Toni.
Ai shtoi: “Edhe unë kam qenë vetjak kur nuk kam shënuar, por prapëseprapë kam qëndruar në fushë për të festuar. Unë e kam duruar zhgënjimin”.
Fituesi i Kupës së Botës i zhvilloi vetëm 15 ndeshje për Juventusin gjatë një viti qëndrimi në Torino, duke i shënuar dy gola.