Skuadra holandeze e Vitesses, ku aktivizohet dhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, po zhvillon një sezon mjaft të mirë, teksa ndodhet në vendin e 4-ët në kampionat dhe kanë siguruar finalen e Kupës së Holandës ku do të përballen me Ajaxin.
Finalja e kupës do të luhet ditën e diele pa praninë e tifozëve.
Këta të fundit kanë menduar një ide gjeniale për të mbështetur ekipin e tyre, duke dhënë një spektakël fishekzjarrësh në urën e qytetit të tyre.
Pamjet e mahnitshme kanë bërë xhiron e botës, teksa të dielën Broja me shokë do të mundohen të bëjnë më të mirën kundër Ajaxit, e cila këtë vit me shumë siguri do të shpallet dhe kampione e Holandës pasi ndodhet në vendin e parë në kampionat me 11 pikë diferencë nga ndjekësit.