Talenti i ri i Barcelonës, Ilaix Moriba, ishte afër transferimit te Manchester City.
Babai i lojtarit, Mamadi ka zbuluar se biri i tij ishte afër transferimit te gjiganti anglez.
“Ne refuzuam shumë para sepse Moriba donte të luante për Barcelonën.
Kishim oferta më tërheqëse nga Chelsea, Manchester City e Juventusi, krahasuar me atë të Barcelonës. Unë anulova udhëtimin për në Manchester sepse Barcelona kishte bërë ofertë për të” – tha ai.
Ilaix Moriba debutimin e tij me skuadrën e parë të Barcelonës e bëri në këtë sezon. Deri më tani ai ka zhvilluar shtatë ndeshje në kampionat, duke shënuar një gol dhe dy asistime.
18-vjeçari është pjesë e klubit katalunas që nga grupmoshat e reja.