Shaqir Tafa ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin e Serisë C, Piaçencën.
Mbrojtësi ka gjetur akordin për një kontratëve njëvjeçare, por me opsion për një tjetër vit. Lajmin mbi akordin me 22-vjeçarin e ka konfirmuar vetë klubi italian, ndërkohë që Tafa është aktivizuar në 11 takime për Piaçencën.
Në të kaluarën ka pasur eksperienca edhe me Kuineo apo Sikula Leonzio në nivelet e ulëta.
Sakaq, kujtojmë se Tafa provoi edhe të ishte pjesë e Tiranës në verë, por për arsye dokumentash nuk ia doli të zhvillonte ndeshje zyrtare me bardheblutë.
Megjithatë, tashmë ish-lojtari i Shpresave kuqezi shpreson të rigjejë formën më të mirë me Piaçencën dhe të ngjisë edhe më shumë shkallët e karrierës.