Juventus dhe Dybala janë ende në tratativa mbi çështjen e rinovimit teksa çështja sa vjen e vështirësihet duke qenë se drejtuesit nuk janë gati ta kënaqin ekonomikisht sulmuesin e tyre.
Për këtë temë, ka folur edhe një ish-lojtar i Juventusit si Luka Toni.
Ish-sulmuesi thekson se nëse Dybala kërkon vërtet 15 milionë euro në një moment të tillë, atëherë do të ishte e ekzagjëruar, ndërsa shton se argjentinasi nuk ia ka dalë të jetë lider i ekipit.
“Çështja e rinovimit është problemi kryesor, pastaj nëse kërkon vërtetë 15 milionë euro në një moment të tillë…
Ky djalosh ka një potencial të madh, por kurrë nuk e ka treguar që është një lider i skuadrës. Nuk e di nëse kjo varet nga prezenca e Ronaldos”, u shpreh Toni.