Barcelona mesa duket ka gjetur pasuesin e mbrojtësit Samuel Umtiti, që pritet të shitet në verë.
Sipas Mundo Deportivo, bëhet fjalë për kapitenin e AC Milanit, Alessio Romagnoli që tani janë duke e konsideruar si opsion real.
Barcelona është duke studiuar shitjen e Umtitit dhe ta zëvendësojnë me një lojtar që është në formë të mirë dhe do arrinte për një çmim të ulët.
Romagnoli ka kontratë edhe njëvjeçare me Milanin, derisa është i hapur për largimin duke marrë parasysh që ka humbur vendin nga Fikayo Tomori.
Pos tij, katalunasit gjithashtu kanë interesim për Marcos Senesi, Lisandro Martinez dhe Aissa Mandi.