Arsenali me dominoi dhe me lehtësi ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj skuadrës çeke, Slavia, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sinobo” në Pragë.
Slavia nuk e kishte at fuqinë e sfidës së parë, kur i befasoi “Topçinjtë” në Londër me rezultat 1:1.
Arsenali me rezultat të përgjithshëm 5:1 kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League dhe do të ndeshet me Villarealin!
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, u paraqit standard, duke dëshmuar lojë të mirë dhe iu gëzohet këtij kualifikimit, për faktin se nëse fitojnë këtë garë kualifikohen në Champions League.
Golat i shënuan Pepe (18'), Lacazette (21'-nga penalltia e 77'), Saka (24').