Shqiptari Arijan Ademi me Dinamon e Zagrebit nuk arritën të bëjnë befasi në stadiumin “de la Ceramica” në Villareal.
Dinamo mposhtet me rezultat 2:1 nga Villareali, po ashtu humbi edhe në Zagreb me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 eliminohet nga garat e Europa League.
Për Villarealin shënuan Alcacer (36') e Moreno (43') dhe për Dinamon Orsiç (74').
Futbollisti Ademi u paraqit 82 minuta, tregoi angazhim por jo edhe të befasojnë “nëndetësen e verdhë”.
Villareali do të takohet në gjysmëfinale me Arsenalin.