Është e pamundur, që emri i Balotelit të mos jetë i përfshirë, kur bëhet fjalë për telashe.
Një lajm i çuditshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Sipas “La Repubblica”, sulmuesi i Monzës, mund të bëhet shkaktar i burgosjes për 13 vite të një 30-vjeçari nga Bresha.
Kjo për shkak të sulmeve ndaj partneres së tij. Media italiane bën me dije se 30-vjeçari, ishte i bindur se partnerja e tij kishte më shumë se miqësi me Balotelin, madje pretendohet se ky i fundit kishte ndërhyrë disa herë për ta shpëtuar vajzën nga dhuna.
Avokati i 30-vjeçarit e ka përdorur Balotelin për të treguar xhelozinë e klientit të tij si shkak të asaj që kishte ndodhur, raporton panoramasport.
Personi që ka dhunuar bashkëshorten, emri i të cilit nuk është bërë publik për momentin, më herët rezulton i dënuar me 2 vite burg.