Manchester United është kualifikuar tutje në gjysëmfinale të Ligës së Evropës, duke eliminuar Granadën me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Paul Pogba është detyruar të largohet në pjesën e dytë nga ndeshja për të shmangur një karton të kuq para gjysëmfinales.
Francezi u ndëshkua me karton të verdhë, siç vlerësoi ai në mënyrë të padrejtë në pjesën e parë dhe menaxheri Ole Gunnar Solskjaer nuk rrezikoi më shumë.
Duke folur për BT Sport Pogba shpjegoi: “Kartoni i verdhë ishte për të ardhur keq. Nuk ishte një karton i verdhë për mua, por ju duhet ta pranoni atë. Ne e fituam ndeshjen, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Pashë të gjithë lojtarët e [Granada] duke u përpjekur të më nxirrnin jashtë”, u shpreh ai.
Sidoqoftë, 28-vjeçari tani mund të luajë për Manchester United në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës kundër AS Roma më 29 prill.