Sot Anglia U21 ka larguar nga stoli, trajnerin Aidy Boothroyd, për shkak të rezultateve të dobëta dhe dështimit për t’i kualifikuar ‘Tre Luanët’ në Kampionat Evropian.
Boothroyd i ka dhënë fund aventurës si trajner i Anglisë pas pesë vitesh.
Menjëherë kanë filluar spekulimet për trajnerin e ardhshëm të ‘Tre Luanëve’. Emri që më së shumti po përmendet është ai i legjendës së Chelseat, Frank Lampard.
Kujtojmë që Lampard këtë vit u shkarkua nga detyra e trajnerit nga klubi i Bluve të Londrës, Chelsea.