Ngjarja e rëndë në Amerikë, ku një person me ngjyrë u vra nga policia ka sensibilizuar mjaft njerëz për luftën kundër racizmit. Skuadrat angleze e kanë bërë traditë që përpara çdo fillimi të ndeshjeve, lojtarët ulen në gjunjë për shenjë respekti.
Edhe në ndeshjen Slavia Prague-Arsenal, topçinjtë u ulën në gjunjë për të vazhduar tashmë ritualin e skuadrave angleze, ndërsa çekët nuk pranuan.
I ndjer i fyer nga ky veprim shpërfillës i vendasve, sulmuesi i Arsenalit, Lacazette u ul në gjunjë përpara lojtarëve kundërshtarë.
Ky lajm bëri mjaft bujë në rrjetin social Twitter, ku me mijëra persona kanë përshëndetur veprimin e francezit ndaj një lufte mjaft të ashpër siç është ajo kundër racizmit.