Sipas radios sportive, “El Larguero”, gazetari Jesus Gallego konfirmon se Sergio Ramos do të largohet dhe Nacho do të rinovojë kontratën si pasojë e largimit të kapitenit.
Gallego deklaron se Nacho dhe Militao me paraqitjet e tyre të fundit kundër Liverpulit dhe Barcelonës kanë bindur drejtuesit e Real Madridit për vazhdimin e tyre.
Arsyeja kryesore sipas Gallegos është se Militao është 23 vjeçar dhe e ka të ardhmen përpara, ndërsa Naço me paraqitjet e tij në nivel të lartë, do ta rinovojë kontratën.
Sipas gazetarit spanjoll, Ramos mund të shfrytëzojë ofertën e mirë që ka nga Premier Liga, por edhe Franca.