Futbolli është vetëm lojë? Sa gabim! Ky sport shkon përtej 22 burrave që vrapojnë pas topit.
Është energji dhe mënyrë jetese, emocioni dhe adrenalina që të përshkron trupin dhe që askush tjetër nuk mund ta jap.
Tifozët shqiptarë e dinë më së miri këtë pjesë sidomos pas arritjes në Europianin e Francës. Lumturia pas golit të Sadikut ndaj Rumanisë nuk e ka një përjetim të dytë. Ndoshta shumëkush nga ne mund të harrojë dëshpërime serioze të së shkuarës në jetën tonë, por kurrsesi rastin e humbur të Shkëlzen Gashit ndaj Zvicrës. Ende pyesim: “Si e humbi?”. Kaq për të kuptuar se çfarë përfaqëson ky sport.
Tashmë na duhet të kalojmë në pjesën tjetër dhe të flasim për ekipin shqiptar më të veçantë që është hapur dhe u vendosur në kryeqendër të vëmendjes së medias së huaj, “DW”.