Futbollisti i rinjve të Interit, Martino Satriano, e ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave në Kontinentin e Vjetër.
Arsenal, Manchester City dhe Chelsea janë klubet që kanë shfaqur interes për sulmuesin 18-vjeçar, raporton “Daily Mail”.
Ai ka lënë përshtypje për ekipin e të rinjve të Interit, duke shënuar tetë gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në vetëm 18 paraqitje.
Adoleshenti iu bashkua Interit në janar të vitit 2020 nga Montevideo e Uruguait.
Satriano ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Interin.