Barcelona dhe Athletic Bilbao do të luajnë ndeshjen e tyre finale në Kupën e Mbretit më 17 prill.
Barcelona në këtë ndeshje do të luajë me një fanellë të veçantë, e cila përmban ngjyrat e Katalonisë.
Blaugranët janë favorit absolut për të fituar këtë ndeshje, derisa Bilbao do mundohet të befasojë Barcelonën.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 21:30 dhe luhet në stadiumin e Sevillas.