Chelsea po kërkon të rikthejë në Angli talentin e Borusia Dortmund, Xhude Billngham, i cili po kalon një sezon fantastik tek skuadra verdhezi.
17 vjeçari u transferua verën e kaluar në Gjermani, nga skuadra e Birmingamit për shumën e 25 milion eurove, dhe me performancat e tij është bërë një ndër lojtarët më të kërkuar në Europë.
Sipas ‘’Eurosport’’ blutë e Londrës janë të gatshëm të paguajnë një shumë prej 100 milion eurosh për të sjellë talentin 17 vjeçar në ‘’Stamfort Brixh’’.
Me ardhjen e trajnerit Tuhel, Chelsea është rritur shumë si ekip, teksa ka siguruar dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe për këtë arsye presidenti rus Abramoviç po mendon të plotësojë dëshirat e teknikut gjerman që kërkon të ndërtojë një skuadre sa më kompetitive.