Portieri polak do të vazhdojë qëndrimin te “Zonja e Vjetër” edhe sezonin e ardhshëm.
Wojciech Szczesny nuk do të largohet nga Juventusi këtë verë, pavarësisht spekulimeve se shumë klube evropiane janë të interesuara në të, raporton “Calciomercato”.
Gjiganti i Serie A raportohej se dëshiron ta largojë portierin që të arkëtoj fonde të reja, për të transferuar gardianin e Milanit Gianluigi Donnarumma..
Tottenham dhe Manchester United thuhet se kanë shprehur interesim në shërbimet e portierit polak, për të cilin tani thuhet se nuk ka gjasa të largohet nga Juventusi.