Evertoni është përballur me Tottenham Hotspur në kaudër të xhiros së 32-të të Premierligës.
Evertoni dhe Tottenham Hotspur u përballën në një duel mjaft dinamik në kuadër të Premierligës.
Harry Kane shënoi gol në min (27’) për ti dhënë avantazhin londinezëve veriorë në “Goodison Park”.
Por, përgjigja e Evertonit ishte e shpejtë.
James Rodriguez u rrezua në zonë dhe fitoi një penalti, të cilën e konkretizoi Sigurdsson min (31’).
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.
Sigurdsson shënoi golin e dytë në min (62’) për ti dhënë avantazhin Evertonit.
Por, Harry Kane shënoi për “Spurs” në min (69’) për të barazuar gjithçka në këtë takim.
Rezultati përfundimtar, Everton 2-2 Tottenham Hotspur.