Java e 23-të në Ligën e Parë hapet sot me plotë pesë ndeshje që i takojnë Grupit A dhe B.
Në Grupin A këtë të shtunën (sot) zhvillohen vetëm dy ndeshje ku përball do të jenë Istogu – Liria dhe Drenasi – Trepça.
Ndeshja mes Drenasit dhe Trepçës pritet të jetë më interesante, pasi që të dy skuadrat luajtën për mbijetesë.
Ndërsa në Grupin B do jenë tri duele në program e vëmendja do të mbartet në Prishtinë, pasi do të luhe takimi në mes 2 Korrikut dhe Vitisë.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Flamurtarit dhe Dardanës.
Kurse takimi i fundit i këtij grupi është KEK-u – Ramiz Sadiku.