Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin.
Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të parë ballafaqohet me Tahir Batatinën.
Llapjanët janë në vendin e 7-të në tabelë me 33 pikë, poaq sa ka edhe Drenica që është në zonën e barazhit.
Ndërsa Gjilani është më i qetë, duke okupuar vendin e 4-të me 43 pikë.
Në ndeshjen e dytë, Prishtina e pret Arbërinë, dy skuadra që kanë objektiva diametralisht të kundërtë.
Prishtinës nuk ka luksin të lëshojë pikë, ndërsa Arbëria do të luftojmë me mish e me shpirtë që të shmanget nga rënja direkte në Ligën e Parë.
Dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.