Liverpool është duke refuzuar që të përmirësojë ofertën për rinovimin e kontratës për Georginio Wijnaldum, raporton “Liverpool Echo”.
Reds dhe mesfushori ende s’po gjejnë gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës, që i skadon në fund të sezonit.
Holandezi duket se mund të largohet me parametra zero nga ‘Anfield’.
Ai kërkohet me ngulm nga Barcelona, me insistimin e trajnerit, Ronald Koeman.