Futbollisti Leart Paçarada ka treguar lojën më të mirë të kampionatit në Bundesliga II.
Ka pak futbollist që me të majtën e tyre godasin dhe heshtin rivalët, po është Paçarada ai që vepron me të dyja këmbët, që besa të majtën e tij e ka më të përsosur se të djathtën.
Djali i ish portieri të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriu, sot tregoi paraqitje fenomenale, më së miri e dëshmon një eurogol nga rreh 22-23 metra ku topi futet në këndin e epërm të djathtë pikërisht në minutën e 22-të dhe asistimin në golin e katërt në minutën e 50-të.
Notat e lojtarëve
Paçarada lëvizi me një ritëm të veçantë, në fushë, i pakapshëm për rivalët dhe motivues për bashkëlojtarë, ndërsa St. Pauli sot triumfoi me rezultat 4:0 në kuadër të javës së 29-të.
Faqja e specializuar “sofascore” e vlerësoi me notën fantastike, 9.4. Paçarada u zgjodh lojtar i ndeshje dhe bindshëm më i mirë se të tjerët. Lojtari nga Kosova, para më shumë se 10 ditë ishte zgjedhur lojtar i ndeshjes dhe brenda një periudhe të shkurtër sërish më i miri, sot me notën që shumë lojtar e ëndërrojnë, 9.4.
St. Pauli renditet në vend të gjashtë me 44 pikë, një pozitë superiore kur dihet se ishin në fund të tabelës para disa javësh.