Sot në elitën e futbollit të Kosovës u zhvilluan edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme.
Gjilani e priti Llapin në shtëpi, nga të cilët u mposhtën me rezultat 2-0.
Pas humbjes nga Llapi, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi tha se: “Pak filluam me nervozizëm që nuk u dasht, nuk lujtëm mirë, duhet me pranu, kishim probleme tentuam. I përgëzojë lojtarët për angzhimin, nuk është kurgjo tragjike, kjo shërben që më kriju një pasyqrë për sezonin tjetër” – tha Munishi, përcjell Insporti.
Ndryshe, kjo ishte humbja e parë e Munishit që nga ardhja në krye të klubi gjilanas.