Bayerni nga Munihu shton epërsinë + 7 pikë nga pozita e dytë dhe është shumë afër titullit të kampionit.
Bavarezët pa sulmuesin Robert Lewandawski fituan si mysafirë me rezultat 3:2 ndaj Wolfsburgut.
Për Bayernin shënuan Musiala (15' e 37'), Choupo-Moting (24') dhe për Wolfsburgun Weghorst (35') e Philipp (54').
Bayerni kryeson me 68 pikë pas 29 jave në Bundesliga I, ndërsa Leipzig është i dyti me 61 dhe Wolfsburg i treti me 54 sosh.