Taulant Seferi ishte ndër më të mirët në fushë në barazimin 2-2 të Tiranës me Kukësin në “Elbasan Arena”. Në intervistën në “Gol pas Goli”, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u shpreh:
“Pavarësisht se dëshira e sulmuesve është të shënojnë sa më shumë gola dhe të japin sa më shumë asiste, unë mendoj se më shumë rëndësi ka rezultati i ekipit, e kemi merituar atë ndeshje ta fitonim 100%. Fati nuk na deshi dhe dolëm barazim. Jam i zhgënjyer nga rezultati.
Shpresoj të fitojmë ndeshjet e radhës. Kemi bërë një superndeshje sot, por fati nuk ishte me ne. Ne kemi një super ekip, siç e patë edhe sot, kishim shumë shanse, por nuk na eci dhe fati. Në futboll fati është shumë i rëndësishëm.
Dëmtimi: “Shpresoj që është vetëm kontraktim. Kërkova zëvendësim, për të qenë më i kujdesshëm dhe për të mos munguar në ndeshjen e radhës. Nesër do të bëj një vizitë.
Fanella kuqezi: “Kombëtarja i sheh lojtarët e kampionatit shqiptar, besoj që jam më afër Kombëtares. Nuk ndikojnë vetëm golat, por edhe paraqitjet".