Skuadra e Chelseas është në finalen e madhe të Kupës së Anglisë (FA Cup).
Skuadra londineze shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj liderit të Premier League, Manchester Cityt, në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në stadiumin “Wembley” në Londër.
Në minutën e 55-të, një veprim i shpejt i të kaltërve rezultoi me gol.
Ishte Ziyech që shënoi në portën e zbrazur pas asistimit nga Timo Werner në minutën e 54-të.
Chelsea në finale e pret fituesin e takimit Leicester City dhe Southampton.